Maqedoni

Zgjedhjet e parakohshme, Osmani: BDI e gatshme në çdo kohë

15.05.2020 17:16

Krahas pandemisë me virusin Korona, mbajtja e zgjedhjeve vazhdon...

Krahas pandemisë me virusin Korona, mbajtja e zgjedhjeve vazhdon të jetë në fokusin e partive politike.
 
Shteti ka nevojë për institucione funksionale dhe çdo afat që nuk do të rrezikonte shëndetin e qytetarëve është i kapshëm për BDI thotë Bujar Osmani por sipas tij vendimin duhet ta merr Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.
 
"Shtetit i duhet sa më shpejt parlament për shkak të mbajtjes së mbledhjes së parë qeveritare me BE-së për shkak të përgaditjes së negociatave por ka edhe shumë arsye të tjera pse shtetit i duhen institucione me kapacitet të plotë politik .Mirëpoedhe kjo është sekondare vizavi nevojës për ruajtjen e shëndetit të njerëzve, ashtuqë do të presim tre raporte .Kemi kërkuar në mbledhjen e liderëve, do të ulemi javën tjetër te presidenti do ti shqyrtojmë raportet dhe do të marrim një vendim", u shpreh Bujar Osmani deputet i BDI-së. 
 

LSDM: Zgjedhje, 22 ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme

 
LSDM këmbëngul që KShZ të organizojëzgjedhjet, 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme 
 
"Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, KShZ-ja duhet të kryejë detyrimet e saj dhe të mbajë zgjedhjet brenda 22 ditëve.Si parti përgjegjëse, duam zgjedhje kur virusi është më shumë nën kontroll, me masat më të larta mbrojtëse dhe pa rreziqe shëndetësore,  në mënyrë që të vendoset puna normale e parlamentit dhe qeverisë dhe të jemi në gjendje të investojmë të gjitha kapacitetet tona në rifillimin e ekonomisë", u shpreh zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
 

VMRO-DPMNE: LSDM po rrezikon me fatin e qytetarëve

 
Por VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM-në se me qëndrimin e tyre për zgjedhje po rrezikojnë fatin e qytetarëve.
 
"LSDM po sillet në mënyrë joserioze dhe të papërgjegjshme, deri dje thonin se në vjeshtë pritet valë e re të Koronës tani thonë se në se nuk kemi zgjedhje në qershorë ata do të jenënë dhjetorë. Me këtë LSDM dhe Zoran Zaev vërrtetojnë se po rrezikojnë fatin e qytetarëve dhe po e shantazhojnë tërë shtetin vetëm që ta ulin humbjen. Ky ultimatum i tyre përbën dëshminë më të madhe se Zoran Zaevit dhe LSDM-së fare nuk ju intereson shëndeti i qytetarëve", u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
 
Të hënën liderët e partive politike në takim te presidenti Stevo Pendarovski nuk arritën të dakordojnë një datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshme të cilat ishin të shpallura për më 12 prill por që u anuluan për shkak të pandemisë me virusin Korona. 
 
NAIM RAMADANI