Busek: Zgjerimi i BE-së patjetër të vazhdojë, për të stabilizuar rajonin

17.10.2014 16:04

Zgjerimi i BE-së patjetër duhet të vazhdojë sepse zgjerimi është i lidhur edhe me sigurinë në rajon.........

Kështu vlerësoi Erhard Busek Kryetar i nderit i Forumit Evropjan ALPBAH, në kuadër të panel diskutimit të organizuar në kuadër të ditëve austriako maqedonase, në Shkup.

“Nuk dua të dramatizoj por ndodhemi në pike kritike të zhvillimit të Evropës dhe botës. Jam i bindur se kemi nevojë për bashkëpunim më të ngushtë, por na duhet edhe mirëkuptim dhe respekt  më të madh të ndersjellë. Bashkimi Europjan ndodhet në pikën kritike të zvillimit, por një është e sigurtë se patjetër duhet të vazhdojë me procesin e zgjerimit sepse ajo është e lidhur me përforcimin e stabilitetit të rajonit dhe të Europës Juglindore “, tha Erhart Busek-  Kryetar i nderit i Forumit Evropjan ALPBACH.

Investimet austriake në Maqedoni që nga viti 1997 arrijnë në 484 milion euro, theksoi Minsitri i Ekonomisë Bekim Neziri, në diskutimin në kuadër të ditëve austriako-maqedonase. Vendi mbetet i angazhuar në tërheqjen e investitorëve të huaj, tha Neziri.

“Shteti Austriak duke filluar nga viti 1997e deri në vitin 2013 ka diku rreth katërqind e tedhjetë e katër milion euro investime në Republikën e Maqedonisë.Forumet e këtij lloji do të ndikojnë në rritjen e investimeve.Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria e Maqedonis në vazhdimësi angazhohet që në mënyra të ndryshme të bën thithjen e investimeve të huaja në Republikën e Maqedonisë", tha Neziri

Në kuadër të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve ka vend edhe për rritjen e këtij bashkëpunimi dhe investimeve të kompanive austriake në Maqedoni. (Gyltene Sinani, TVM2)