Live në TVM2, sonte shou alternativ i Evrovizionit

16.05.2020 13:21

Sonte nga ora 21:00 do të mbahet shu alternativë i Evrovizionit....

Sonte prej orës 21, do të mbahet shou alternativ i Evrovizionit, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në TVM2.

Pas anulimit të edicionit të 65, për shkak të virusit Korona, Unioni Evropian Radio Difuziv dhe partnerët e saj nga Holanda, u obliguan të organizojnë një show të ri alternativ që do të emitohet live sonte me fillim në orën 21.

Ky shou special televiziv nuk do të ketë karakter garues, por do t’u jepen mirënjohje të gjithë pjesëmarrësve dhe këngëve nga 41 vende që duhej të merrnin pjesë në Evrovizionin e sivjetmë.

Këngët e selektuara do të emitohen në format prej 30 sekondash, pjesëmarrësit do të prezantohen nëpërmjet videove të shkurtra, përfshirë porositë e tyre për miliona ndjekës të Evrovizionit në Evropë dhe botë. “Dëshirojmë të realizojmë një spektakël i cili nuk do t’u japë mirënjohje vetëm pjesëmarrësve nga 41 vendet të cilat duhej të merrnin pjesë në Roterdam, por edhe program televiziv që do t’i inspirojë dhe lidhë njerëzit në Evropë në këto kohëra të vështira të izolimit”, - ka deklaruar producenti ekzekutiv i këtij shou, Zitce Beker.

Fansat e Evrovizionit nga mbarë Evropa janë përfshirë në formimin e korit të madh për interpretimin e këngës “What another year”, me të cilën legjenda e Evrovizionit ishte fitues në vitin 1980 në edicionin që u mbajt në Hagë të Holandës.

Po ashtu sonte do të performojnë edhe yjet si Mons Zemerlou - fitues i vitit 2015 me këngën “Heroes”, apo fituesen e vitit 2018 - Neta nga Izraeli, me një këngë të re  me porosi të veçantë që i dedikohet pikërisht kësaj kohe jo të zakontë nëpër të cilën po kalon njerëzimi.

Spektakli dyorësh realizohet në Medaipark në Hisversumit, ku është mbajtur Evrovizioni në vitin 1958, nën udhëheqjen e Shantal Jansen, Edsilia Romblej dhe Jan Cmit, ndërsa në TVM2 do të mund ta ndiqni me komentim të Migena Gorencës. (Rejhan Bushi Metaj, TVM2)