OBSH heton lidhjen e Covid-19 me një sëmundje fëmijësh

16.05.2020 13:25

Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke studiuar lidhjen....

Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke studiuar lidhjen e mundshme midis sëmundjes COVID-19 dhe një sëmundjeje të rrallë inflamatore, që ka sëmurë dhe vrarë fëmijë në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Në javët e fundit, disa vende kanë raportuar raste të fëmijëve me simptoma të ngjashme me ato të sëmundjes Kawasaki.

“Raportet e para supozojnë se kjo sindromë mund të ketë lidhje me COVID-19″, tha shefi i OBSH-së, Gebreyesus, në një konferencë virtuale.

“Është thelbësore që kjo sindromë klinike të përcillet me urgjencë dhe me kujdes, të kuptohet shkaku dhe të përshkruhen ndërhyrjet në trajtim”, tha shefi i OBSH-së.

Ai i bëri komentet pasi një mjek në Francë tha të premten se një djalë nëntë vjeç atje, që ka dalë pozitiv për COVID-19, ka vdekur nga sindroma, duke shënuar vdekjen e parë të tillë në këtë vend.

Vdekje të ngjashme të fëmijëve po hetohen edhe në Nju Jork dhe Londër.

Ndryshe në nivel botëror nga Kovid-19 janë infektuar më shumë se 4 milion e 491 mijë e 730 raste 304 mijë e 619 prej të cilëve kanë vdekur, ndërsa mbi një milion e 571 mijë e 100 janë shëruar.