Zbulohet vrasësi serik, vrau 39 njerëz
Një 26 vjeçar nga Brazili që punonte si roje sigurimi, ka pranuar se ka vrarë 39 njerëz, duke u bërë një nga vrasësit me të tmerrshëm në botë me shumë viktima......

Thiago Henrique Gomes da Rocha u arrestua nga policia braziliane, kur ata zbuluan se ai ishte përballur në gjyq për vjedhjen e një targe të një motoçiklete, në një supermarket në Goiania në janar.
Ditë më vonë ai u është ndaluar nga policia teksa ngiste një motoçikletë me një targë të rreme. Pasi u arrestua, ai rrëfeu edhe për vrasjet që kishte bërë. Policia ka gjetur një armë të përdorur për vrasjet në shtëpinë e autorit, por deri tani nuk ka arritur ta zbulojë motivin e vrasjeve.
"Sot e kuptova se kishim të bënim më një psikopat që ka kryer vrasje te vazhdueshme, vrasësi serial ka vrarë edhe motoçiklistë dhe më pas i ka marrë motocikletat e tyre duke u’a ndryshuar target. Arma me të cilën ka kryer krimet ishte një pistoletë kalibër 38", - tha Zhoazo Karlos Gorski, Shef policie.
16 viktimat e para ishin të gjitha femra që nuk kishin shtëpi. Pastaj vrasësi seria ka vënë në shënjestër edhe meshkujt.Nëna e Bruna Gleycielle, njëra nga viktimat thotë se pas shum vitesh kërkime për vrasësin e të bijës, tani ajo ndihet më rehat sepse ai gjendjet pas grilave
"Tani, drejtësia e gjeti vendin e vete, unë jam më e lehtësuar që ky përbindësh nuk do të jetë më në rrugë,nuk do të kryej vrasje të tjera dhe mbi të gjith shpresoj ta marrë atë që e meriton", tha Bruna Gleycielle - nëna e viktimës.
Vrasësi tha se mes viktimave ishin 16 gra të qytetit të Goiania. Shumica e grave, duke përfshirë edhe një vajzë 14-vjeçare të vrarë në një park në janar dhe dy femra në mes të njëzetave, të cilat i ka vrarë në maj të këtij viti.Policia thotë se vrasësi, i cili ka jetuar me nënën e tij në kryeqytetin e shtetit Goias, ai gjithashtu ka rrëfyer edhe për vrasje transvestitessh dhe disa njerëzve të pastrehë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
