Kosovë, 12 pacientë me Covid-19 trajtohen në infektive, 2 me oksigjeno-terapi
16.05.2020 18:04
Në Klinikën Infektive të QKUK-së...

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar 12 pacientë me Covid-19.
Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se prej tyre 8 pacientë janë në gjendje stabile, 4 në gjendje më të rëndë, prej të cilëve 2 janë me oksigjeno-terapi në reparte të Klinikës, ndërsa 2 në mjekim intensiv.
3 pacientë të tjerë të cilët kanë rezultuar negativ në Covid-19 e vazhdojnë mjekimin në klinikë, kurse 3 të tjerë janë në pritje të rezultateve për SARS-Cov-2 (Covid-19).
Deri tash në Kosovë numri i të infektuarve ka shkuar në 955, ndërkaq janë shëruar 691 dhe kanë vdekur 29.
