Pensionohet Gallas
17.10.2014 16:22
William Gallas i ka dhënë fund karrierës si futbollist profesionist.........’

Mbrojtësi francez, 37-vjeç, ka publikuar vendimin e tij gjatë një interviste me të përditshmen sportive franceze “L’Equipe”.
“Mund të mendosh në vete se ende ke forcë që të luash, por ajo që mendoj sot është se nuk jam në gjendje të vazhdojë më”, deklaroi Gallas.
Skuadra e fundit për të cilën u paraqit ishte Perth Glory, ku vitin e kaluar nënshkroi kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit.
Kurse, Gallas, pjesën më të ndritur të karrierës e kaloi në Chelsea dhe Arsenal. Ndërsa, luajti edhe në Olympique Marseille dhe Tottenham.
