Në Shqipëri dhe Kosovë vazhdojnë masat për Kovid-19
16.05.2020 19:14
Në 24 orët e fundit në Shqipëri, nga 306 qytetarët e testuar...

Në 24 orët e fundit në Shqipëri, nga 306 qytetarët e testuar, 17 kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19. Po ashtu janë shëruar 9 qytetarë, ndërsa të vdekur nuk ka pasur, ndërsa gjithsej ka 188 raste aktive.
Sa i përket Kosovës, në Klinikën Infektive në Prishtinë janë të hospitalizuar 12 pacientë me Covid-19.
Prej tyre 8 pacientë janë në gjendje stabile, 4 në gjendje më të rëndë, prej të cilëve 2 janë me oksigjeno-terapi në reparte të klinikës, ndërsa 2 në mjekim intensiv.
Tre pacientë të tjerë të cilët kanë rezultuar negativ në Covid-19 e vazhdojnë mjekimin në klinikë, kurse tre të tjerë janë në pritje të rezultateve.
