VMRO-DPMNE: Pushteti po shpenzon në mënyrë joproduktive
VMRO-DPMNE-ja opozitare ka akuzuar pushtetin për politika të këqija ekonomike....

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka akuzuar pushtetin për politika të këqija ekonomike dhe se po shpenzon në mënyrë joproduktive.
Vetëm në kuartalin e parë të vitit sipas tyre janë regjistruar 200 euro deficit në buxhet.
“Vetëm në katër muajt e parë të vitit, deficiti i buxhetit është 200 milion euro. Këto janë borxhe që do të duhet të mbulohen nga kreditë. Kjo mënyrë e punës, por edhe trajtimi i keq i krizës, do të na çojë në një situatë dhe një vrimë buxheti prej 1.3 miliardë eurosh, para të cilat do të na duhet t’i huazojmë si shtet vetëm për të mbuluar dëmet nga politika negative ekonomike. Masat e këqija nuk janë të dobishme as për ekonominë dhe as për qytetarët, por për ca kompani të afërta me LSDM-në” – u shpreh Vladimir Neloski nga rradhët e VMRO-DPMNE.
LSDM: Me masat po shpejtojmë rimëkëmjen e ekonomisë
Por nga LSDM janë të bindur me masat që po ndërrmerr qeveria do të rimëkëmbet shpejtë ekonomia e vendit.
“Me ribalancimin e buxhetit, ne jemi duke përshpejtuar procesin e rimëkëmbjes të ekonomisë maqedonase duke financuar masat për tejkalimin e pasojave nga kriza me koronën. Me këto masa, ne do të transformojmë bashkërisht ekonominë tonë, por gjithashtu do të rrisim konkurrencën e saj. Me 3 miliardë denarë shtesë të programit KOVID, ne po krijojmë masa për të stimuluar konsumin privat dhe me një shtesë prej 600 milion denarë po ofrojmë mbështetje më të madhe për turizmin maqedonas” – deklaroi Kosta Petrov nga LSDM.
Qeveria dit më parë miratoi ribalancin e buxhetit për viutin 2020. Vrima në buxhet planifikohet të rritet për 470 milionë euro, gjegjësisht, do të jetë 750 milionë euro, ose 6.8% nga Prodhimi Bruto Vendor. (Naim Ramadani, TVM2)
