“Covid 19” në Kosovë, regjistron 23 raste të reja

17.05.2020 13:39

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar të shtunën edhe 23 raste të reja me Covid 19, pas kryerjes së 270 testeve.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 16 raste, komuna e Prizrenit 3 raste, komuna e Zubin Potokut 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Vushtrri dhe Leposaviq”.

Në po këtë ditë janë shëruar 22 pacientë, duke e çuar numrin total në 713. Marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë deri më tani është raportuar për 978 të prekur, dhe 29 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton virusi korona.