Shembja e godinës së teatrit në Tiranë, 37 të shoqëruar në polici për pengim
Me kërkesë nga Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë....

Me kërkesë nga Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, forca të Policisë së Shtetit janë në mbështetje të aksionit të nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për t’i hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij.
Gjatë aksionit në terren janë shoqëruar 37 persona, të cilët kundërshtuan me forcë apo tentuan të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit.
Policia e Shtetit shqiptarë po vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë. Duke përfituar nga ky komunikim, Policia e Shtetit shqiptarë kujton qytetarët dhe drejtuesit politik, se tubimet apo grumbullimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë “COVID-19”.
“Mosrespektimi i distancës sociale rrezikon gjithë përpjekjen disajavore të gjithë qytetarëve, të cilët kanë respektuar me rigorozitet udhëzimet. Gjithashtu apelojme fort për këdo që të shmangë përplasjen me forcat e Rendit që janë në krye të detyrës. Në spitalin e traumës një punonjës policie është duke marrë ndihmë mjekësore, pasi është goditur me sende të forta nga tubuesit”, njofton policia.
“Covid 19”, 13 raste të reja, të gjitha në Durrës
Ndërkohë në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 260 qytetarë si të dyshuar si të prekur me Covid19 dhe kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë, të gjithë në Qarkun Durrës. Nga fillimi i epidemisë, 76% e të prekurve tashmë janë të shëruar.
