Los Anxheles, lëndohen 19 zjarrfikës nga zjarri në disa ndërtesa

17.05.2020 15:01

Së paku 19 zjarrfikës në Los Anxheles....

Së paku 19 zjarrfikës në Los Anxheles,  janë lënduar pasi një zjarr i cili kishte kapluar disa ndërtesa, shkaktoi shpërthim në një fabrikë për përpunimin e vajrave.

Në vendngjarje kane arritur ekipet e shpëtimit dhe më shumë se 230 zjarrfikës të cilët janë munduar  të shuajnë zjarrin në ndërtesën lokale. Komandanti i njësitit të zjarrfikësve tha se shpërthimi ka qenë i madh dhe zjarrfikësit kanë qenë të detyruar të kalojnë murin e lartë nëntë metra, i cili digjej, kurse ato që kanë mbetur në kulm janë detyruar të zbresin përmes shkallëve të zjarrfikësve.

“Këtu ka një sërë ndërtesa tregtare dhe në kulm ka një shqetësim të madh. Automjeti I zjarrfikësve tërësisht është nxirë nga tymi dhe flaka. Një pjesë e pajisjeve të zjarrfikësve ka pësuar dëm të madh.  Shkaku i këtij zjarri është shqetësues kryesor dhe ai mbetet nën hetim aktiv” – deklaroi Kapiteni i Departamentit të Zjarrit të Los Anxhelos, Erik Scott.   

Sipas raportit, zjarrfikësit fillimisht janë thirrur për shuarjen e një ndërtese tregtare një katëshe, ku nuk ka pasur asgjë të jashtëzakonshme deri në momentin e shpërthimit .

Zjarrëfikësit e lënduar janë dërguar me urgjencë në spital. Për lokalizimin e zjarrit shërbimit të zjarrfikësve iu është dashur më tepër se një orë. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)