Prezantohet pako e tretë e masave ekonomike, Spasovski: 355 milionë euro për 730 mijë përfitues
Qeveria do të jep kartela pagesore në vlerë prej 9 mijë denarë....

Qeveria do të jep kartela pagesore në vlerë prej 9 mijë denarë për blerjen e produkteve vendore, vauçera për turizëm vendor prej 6 mijë denarë dhe do tu mundësojë qytetarëve blerja e produkteve të ndryshme pa TVSH gjatë fundjavëve.
Këto janë disa nga ndihmat ekonomike të qeverisë të parashikuara në pakoja e tretë ekonomike në vlerë prej 355 milion euro të cilët kryeministri Oliver Spasovski i prezantoi e që janë për të zbutur pasojat ekonomike që shkaktoi pandemia në vend dhe të rris fuqinë blerëse të qytetarëve.
“Shtylla e parë e kësaj pako janë kartelat pagesore me vlerë prej 9,000 denarëve, të cilat do të jenë në dispozicion për rreth 100,000 qytetarë. Të gjithë njerëzit e papunë, punëkërkuesit që nuk kanë të ardhura mujore mbi 15,000 denarë, si dhe shfrytëzuesit e ndihmës minimale të garantuar do të jenë në gjendje të aplikojnë dhe t'i marrin ato. Këto kartela mund të përdoren vetëm për kompanitë, produktet dhe shërbimet tona vendore në një periudhë prej 30 ditësh.Sa i përketë shtyllës së dytë,rreth 100 mijë qytetar do të jenë në gjendje të marrin edhe vauçerat për turizëm vendor prej 6 mijë denarë dhe kartat pagesore prej 3 mijë denarësh. Vauçerët mund të përdoren vetëm në hotelat vendore” – u shpreh Kryeministri teknik, Oliver Spasovski.
Qeveria finansiarisht do të intervenoj edhe në mbështetjen e kompanive vendore duke u ofruar lloj lloj kredie pa interesa për rimbëkëmbjen e sektorit privat, për ruajtjen e vendeve të punës dhe punësime të reja, tha Spasovski.
“Përmes bankës për zhvillim të RVM-së do të sigurohen kredi pa interesa në vlerë prej 31 milion euro për mbështetjen e grave, të rinjve dhe digjitalizimit të biznesave. Kjo linjë kredie pa interesa në vlerë prej 31 milion euro do të jetë në dispozicion për të gjitha mikro dhe kompanitë të vogëla ndërsa e njëjta do të ofroj grant prej 30 % për mjete të pakthyeshme për kompanitë të cilët drejtohen nga gratë, punësojnë të rinjë, ose janë të orientuara për tregun е jashtëm” – tha Kreyministri teknik, Oliver Spasovski.
Qeveria gjithashtu do t'u japë studentëve kartela pagesore prej 6.000 denarëve, për të mbuluar shpenzimet e shkollimit të lartë si dhe për strehim e tyre nëpër konvikte.
Poashtu Spasovski tha se do të jepen vauçera tjera prej 500 eurove për trajnimin e të rinjëve për IT dhe aftësitë tjera teknologjike për rreth 100 mijë të rinjë për tu punësuar ata më të lehtë pas përfundimit të pandemisë. Spasovski ka paralajmëruar se nga dita e hënë në takim me Komisionin për sëmundje infektive do të debatohet për opsionet e orës policore. (Rexhep Qamili, TVM2)
