LSDM: Zgjedhjet të mbahen më 21 qershor
Në prag të takimit të liderëve, partitë politike...

Në prag të takimit të liderëve, partitë politike ende me qëndrime të ndryshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamenatare. Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë kërkon që zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të mbahen në ditën e 22-të pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, përkatësisht më 21 qershor. Vlerëson se epidemia është vënë nën kontroll dhe zgjedhjet mund të mbahen konformë protokolleve për mbrojtje. Në favor të mbajtjes së zgjedhejeve është edhe përgjigja positive e misionit të OSBE-ODIHR-it për vazhdimin e vëzhgimit të procesit zgjedhor, konsideron LSDM.
“Konsiderojmë se zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në termin e parë të mundshëm, ndërsa fushata parazgjedhore dhe votimi të harmonizohen me protokollet për zgjedhje. KSHZ, deri në fund të gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të përfundojë detyrimet dhe në afat prej 22 ditë të mbahen zgjedhjet.” – u shpreh zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
BDI: Zgjedhje, sa më parë që të jetë e mundur
Edhe BDI është për mbajtjen e zgjedhjeve sa më parë që të jetë e mundur nëse plotësohen kushtet e nevojshme dhe arrihet consensus politik.
“Nëse kushtet janë plotësuar për të mbajtur zgjedhjet është mirë që sa më shpejtë të formohen institucionet demokratike. Ne jemi pa parlament. Kemi nevojë për institucione të plotëfuqishme politike. agjendës europiane i duhen sa më shpejtë qeveri politke për shkak të mbajtjes së mbledhjes ndërqeveritare ndërmjet BE-së dhe ne.” – tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
VMRO: Ndalni ankandin me datën e zgjedhjeve
VMRO DPMNE, nga ana tjetër, është kundër mbajtjes së zgjedhjeve në këtë periudhë. Mbajtja e zgjedhjeve në kohë epidemie, sipas VMRO DPMNE-së, është vrasje në masë.
“Absolutisht duhet të ndalohet ankandi me data për zgjedhje, pasi ato janë lojrat e Zoran Zaevit. Këtë nuk e pranojmë. Në këto caste duhet sjellje e maturuar dhe seriozitet. Shteti nuk është peng i Zoran Zaevit. VMRO DPMNE, nesër do të kumtojë qëndrimet dhe pozitat e saj të cilat do të jenë, në plan të parë, në drejtim të mbrojtjes së shëndetit të RM-së.” – deklaroi zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Naum Stoillkovski.
Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare pritet të merret gjatë ditës së hënë, në takimin e liderëve, të paralajmëruar nga presidenti i Republikës, Stevo Pendarovski.
Kryeministri teknik Oliver Spasovski pret që subjektet politike dhe institucionet përkatëse të respektojnë dekretin e qeverisë me fuqi ligjore për vazhdimin e procesit zgjedhor pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
Ndryshe, zgjedhet e parakohëshme paralamentare ishin caktuar të mbahen më 12 prill, por u pezulluan pa afat për shkak të epidemisë me virusin korona. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
