Pako e tretë e masave ekonomike, BDI: Merren parasysh sygjerimet tona
BDI dhe ministrant e sajë vendosën që masat Qeveritare....

BDI dhe ministrant e sajë vendosën që masat Qeveritare të hartuara në kuadër të masës së tretë, kanë arritur marrëveshje politike, dhe se konstatim i përbashkët sipas BDI kanë qenë se të njëjtat janë të domozdoshme për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe në kahje të lehtësimit të sfidave sociale.
Sipas Zv.Kryeministrit, Bujar Osmani kjo pako u përgatit në një ambient professional, por edhe me një inkluzivitet politik ku u morën parasyshë sygjerimet e të gjitha palëve politik dhe ekonomik.
“Këto masa siguruan lehtësime tatimore, subvencionim të kontributeve të sektoreve të goditura, mbështetje të drejtpërdrejt të sektorit privat për pages të pagave, mbështetje të kategoris së cënuar të qytetarëve, mbështetje për ruajtjen e likuiditetit të bizneseve për mes krediteve të lira dhe pa interes” – tha Zv.Kryeministri, Bujar Osmani.
Edhe Ministrat e BDI secili për dikasterin të cilën e udhëheqin elaboruan aprovimin e këtyre masave, sipas Ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, të gjitha këto masa kanë për qëllim rritjen e likuiditetit të sektorit të biznesit në vend.
“Ne konsiderojmë që këto masa kanë dhënë impaktin e duhur sa I përket rruajtjes së vendeve të punës, dhe pikërishtë në momentet kur po flasim mbështetja finansiare për të gjithë të punësuarit në sektorin privat dhe në kompanitë e rezikuara, apo e kanë zvogëluar xhidon e tyre për momentin janë bërrë pagesa për mbi 103 mijë punonjës” – u shpreh Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Edhe Ministri i Arsimit Arbër Ademi potencoi se këto masa, do të jenë një ndihmëse e madhe për nxënësit dhe studentët të cilët do të kenë mundësi ti rrisin aftësit e tyre arsimore, dhe të futen në tregun e punës me cilësi më të larta.
“Sa u përket masave konkrete që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me sistemin nacional arsimor , e që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë më nxënësit dhe studentët në kuadër të këtij seti të masave që i miratoi sot Qeveria më lejoni të thekësoi se konkretishtë parashihen ndarja e vauqerëve për nxënës dhe student dhe të rinjë deri në moshën 29 vjecare me fokus për zhvillimin e aftësive të tyre dixhitale dhe të IT-së” – deklaroi Ministri i Arsimit, Arbër Ademi.
“Një nga masat e kësaj shtylle është edhe ndihma e sektorit agrarë përmes Bankës për Zhvillim, ku janë paraparë të sigurohen linja të reja kreditore në vlerë prej 5 milion euro që ka të bëjnë me përpunimin dhe eksportimin e produkteve bujqësore dhe rritjen e konkuretshmërisë në tregun vendas, por edhe jashtë vendit tonë” – theksoi Ministri pa resor për Përmirësimin e Klimës Investuese, Hisni Xhemaili.
Edhe ministrant tjerë elaboruan masat e sjelluara në sektoret e tyre duke i kushtuar theks të veqantë të gjitha masave të cilat kanë për qëllimin ndihmën ndaj qytetarëve të dalin nga kriza “Covid 19”. (Fitim Kryeziu, TVM2)
