Shembet godina e teatrit në Tiranë, protesta e qytetarëve pengohet nga policia

17.05.2020 18:13

Ky është momenti kur teatri kombëtar në Tiranë, ra....

Ky është momenti kur teatri kombëtar në Tiranë, ra. Bashkë me teatrin, në orën 4.30 të mëngjesit kësaj të diele u shembën edhe përpjekjet dy-vjeçare të artistëve që kanë kaluar një pjesë të madhe të karrierës në ate godinë si dhe të aktivistëve të shoqërisë civile.

Shembja e teatrit kombëtar në orët e natës, dhe pas një vendimi të marrë ne fshehtësi të plotë nga këshilli bashkiak ka ngjallur zemëratën e artistëve qytetarëve dhe shoqerisë civile të cilët kanë tentuar të ndërhyjnë për të shpëtuar atë mundnin nga ajo godinë me vlera historike për qytetin.

Por reagimi i tyre ka hasur në rezistencën e policisë e cila nuk ka ngurruar edhe të ushtrojë dhunë ndaj tyre.

Aktorë dhe qyetarë shprehen se me aktet e fundit të policisë u tregua se ky është një shtet policor e diktatorial që nuk pyet për vlera por vetëm për interesa personale.

Pavarësisht se qyetarët e shohin të pamjaftueshme veprimin e opozitës kundër shembjes se teatrit, ish deputetë të pd dhe vetë kryetari i opozitës thanë se kanë bërë ç’kanë mundur dhe do të vijojnë protestat.

Shembja e teatrit kombëtar bëhet fiks tre vjet pas marrëveshjes së 17 majit të vitit 2017 mes partisë socialiste dhe asaj demokratike për qeveri teknike. (Luljeta Ndoka, TVM2)