LPFM, java e 11-të: Derbi i madh në Tetovë

17.10.2014 16:27

Pas pushimit dy javësh për shkak të ndeshjeve kualifikuese të reprezentacioneve, në kampionatin futbollistik në vendin tonë, këtë fundjavë kthehen emocionet.......

Dhe pa dyshim, në kuadër të xhiros së 11-të, kryendeshja do të luhet në Tetovë, ku do të takohen dy ekipet më të mira të ligës së parë, Shkëndija dhe Vardari.

Kuqezinjët tetovar, kanë një ngecje prej gjashtë pikësh ndaj kundërshtarit dhe rivalit të madh, por të diellën, me fillim në orën 14 e 30 minuta, në takimin që do të transmetohet edhe në programin e dytë satelitor të televizionit tonë, do të kërkojnë tri pikë të reja dhe vazhdim të serisë positive nën drejtimin e trajnerit të ri, Ardian Kozniku.

Gjatë të dielës, do të luhen edhe dy takime tjera të kësaj xhiroje, në të cilat, në Kratovë, Sileksi do të pret Metalurgun, ndërsa në Shtip, Teteksi do të jetë mysafir I Bregallnicës.

Nga ana tjetër, java e 11-të e ligës së parë futbollistike, do të nis nesër, me dy ndeshje që do të luhen në orën 14 e 30 minuta. Renova, do të udhëtoj në Shkup dhe do të jetë mysafir i kampionit aktual Rabotniçkit, ndërsa Pelisteri dhe Horizont Turnova do të takohen në Manastir.

Ndërkohë, në ligën e dytë futbollistike, nesër, në program do të janë të gjitha sfidat e xhiros së 10-të. Shkupi, pas eliminimit nga kupa, kthehet sërish në kampionat, në kërkim të tri pikëve të reja, në derbin shqiptar, kundër Dritës në Bogovinë.

Në derbin kërçovar, Napredoku do të pret Vëllazërimin, ndërsa Gostivari, në teren të vet do të takohet me Skopjen. Në dy sfidat tjera, do të ndeshen Kozhufi – Euromilku dhe Makedonija Gjorçe Petrovi – Mlladosit. Të gjitha ndeshjet do të luhen me fillim në orën 14 e 30 minuta. (Mustafa Ademi, TVM2)