13 raste të reja me “Covid-19”, të gjitha në Durrës

17.05.2020 18:45

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 13 raste të reja me Covid 19....

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 13 raste të reja me Covid 19 të gjitha në Durrës. Rritja e numrit të të infektuarve 3 ditët e fundit ka sjellë edhe rritjen e personave aktiv me Covid, ndërsa pacientët që marrin shërbim spitalor kanë shënuar rënie.

“Janë testuar 260 qytetarë,prej të cilëvë 13 kanë rezultuar pozitiv ,të gjithë në qarkun e Durrësit.Rastet e reja positive janë kontakte të personave tashme të konfirmuar pozitiv ,ndërkohë hetimi epidemiologj aktiv në teren” – tha Flutura Beqo, nga Ministria e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

Sot është dita e fundit e masave shtrënguese, ndërsa rrezik për infektim  mund të jetë edhe përplasja mes qytetarëve dhe policisë së shtetit tek Teatri Kombëtar.

Sipas statistikave nga 946 raste, prej tyre, rreth 76% janë të shëruar ndërsa aktive mbeten edhe 200 raste.

Gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 17 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)