Kosovë, nesër fillon faza e dytë e lirimit të masave

17.05.2020 19:01

Nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës....

Nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, bëjnë të ditur se 4 pacientë të prekur me koronavirus janë në gjendje të rëndë ku dy janë me oksigjenoterapi dhe dy në mjekim intensiv.

Në Kosovë, që nga shfaqja e pandemisë “Covid-19” deri të shtunën janë shënuar 978 raste, ku prej tyre 713 janë shëruar, 29 kanë ndërruar jetë dhe 236 raste të tjera janë aktive.

Ndërkohë,nesër fillon faza e dytë të lirimit të masave, e që me këtë thuhet se do të bëhet hapje më e madhe e ekonomisë së vendit.

Të hënën me vendim të qeverisë në detyrë, pas më shumë se dy muajve, do të rihapen floktarët dhe sallonet e ondulimit, stomatologët dhe fizioterapitë, tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër, gastronomia, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndër-urban - me leje të veçantë, qendrat e thirrjeve telefonike , si dhe galeritë e muzetë.(Florije Beluli – Kamberi, TVM2)