“Covid 19” në Botë, protesta në disa vende kundër masave për kufizime

17.05.2020 19:20

Protesta në disa vende të botës për të shprehur zhgënjimin...

Protesta në disa vende të botës për të shprehur zhgënjimin për ndalimin e qarkullimit si pasojë e pandemisë COVID 19.

Në ShBA, që është vendi me numrin më të madh të personave të infektuar, janë zhvilluar disa protesta të tilla, ku qytetarët  po luftojnë kundër asaj që e shohin si mbikëqyrje dhe kontroll qeveritar ndaj jetës së tyre.

Autoritet amerikane paralajmërojnë vizituesit e plazheve që të respektojnë rekomandimet për distancim social, kurse nuk lejohet rrezitja, mbledhja në grupe si dhe ndalohet luajtja e volejbollit nëpër plazhe.

Mijëra vetë protestuan edhe në qytetet e mëdha gjermane kundër kufizimeve të jetës publike. Në disa vende, pati pjesëmarrje edhe më të madhe nga sa pritej.

Në Stuttgart, menjëherë pas fillimit të tubimit, u arrit numri i aprovuar prej 5000 pjesëmarrësish.

Edhe në Mynih, shumë më tepër njerëz se numri i lejuar prej 1 000 personave, donin të shkonin në Theresienwiese, ku zhvillohet çdo vit festa e famshme e birrës.  Qeveria spanjolle propozon që gjendja emergjente në shtetin spanjoll të vazhdojë deri në fund të qershorit. Kjo ka irituar një pjesë të madhe të qytetarëve, të cilët nuk janë të kënaqur dhe dolën në rrugë për të protestuar. Ndërkohë që në Wuhan po vazhdon testimi për virusin korona për mbi 11 milion banorë. Pritet që testimi të zgjatë për dhjetë ditë. Autoritet shëndetsore vendosn për një gjë të këtillë, sepse filluan të paraqiten raste të reja pas tërheqjes së karantinës.

“Nëse të gjithë testohen, të gjithë do të jemi më të sigurtë. Shpresoj që sa më shpejtë ti heqim maskat, sepse koha është e ngrohtë dhe fëmija im mezi pajtohet të qëndroj në shtëpi.”

“Mirë është që ne nëWuhan të ndihemi të sigurtë. Autoritetet po reagojnë shpejtë.”

E përderisa shumica e vendeve po përgaditen për të kthyer jetën në normalitet, nga OBSh paralajmërojnë se lehtësimi i bllokimit në shumë vende europiane nuk duhet të shërbejë si një mundësi për të festuar fundin e koronavirusit. Drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge paralajmëron se mund të ketë një valë të dytë të virusit në vjeshtë. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)