VENDIMET NGA MBLEDHJA E 54-TË E QEVERISË:

Në mbledhjen e 54-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi paketën e tretë të masave për ringjalljen e ekonomisë , përmes mbështetjes së drejpërdrejtë për qytetarët dhe ekonominë në kushtet e COVID-19.
Këto janë masa për një ekonomi të re, përmes së cilës synohet rritja e konsumit dhe stimulimi i mbrojtjes, promovimit dhe rritjes së ekonomisë së vendit dhe kështu rritet konkurrenca, si në rajon ashtu edhe më gjerë.
Paketa e tretë, përmban masa afatshkurtra dhe afatmesme për rigjallërimin e ekonomisë dhe së bashku me efektet e masave nga dy paketat e para , krijohen kushte për rritje dinamike dhe një zhvillim të ri të ekonomisë së RMV-së .
Masat e propozuara janë sistemuar në 3 shtylla kryesore:
- Kartë pagesore për qytetarët – Për konsum më të madh dhe zhvillim të veprimtarive ekonomike vendase
- Mbështetje e drejtpërdrejtë për ekonominë e Maqedonisë së Veriut – Inovacion dhe zhvillim për ruajtjen dhe zhvillimin e vendeve ekzistuese dhe vendeve të reja të punës
- Mbështetje për bujqit - të ardhura të reja nga toka pjellore e RMV-së.
Qeveria miratoi Dekretin me fuqi ligjore për plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për procedurën tatimore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, të shpallur nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të mundësuar forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë, për mbështetjen e kompanive që kanë pësuar dëme në punën e tyre nga zbatimi i masave për të parandaluar hyrjen dhe përhapjen e virusit korona (COVID-19). Sipas këtij dekreti, përllogaritja e normës më të ulët të interesit prej 50%, gjegjësisht normën e interesit prej 0.015% për çdo ditë vonesë, do të përllogaritet 60 ditë pas përfundimit të kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në seancë u miratua Dekreti për ndryshimin e Dekretit për kriteret më të përafërta për pagesa të drejtpërdrejta, shfrytëzuesit e fondeve, shumat maksimale dhe mënyra e pagesave të drejtpërdrejta për vitin 2020, me të cilin, për përdoruesit e fondeve, shumat maksimale dhe mënyrën e pagesave drejtpërdrejta, për shkak të situatës me COVID-19, bëhet një ndryshim në paraqitjen e kërkesave për nën-masën për qumështin e dorëzuar dhe të prodhuar nga lopët, delet dhe dhitë, me çka të dhënat do të merren direkt nga blerësit e regjistruar të qumështit të papërpunuar, si dhe nga blerësit e regjistruar të lakrës , të blegtorëve dhe punëtorëve bujqësorë , në vend që të njejtët të detyrohen të shkojnë në zyrat rajonale ku mund të jenë të ekspozuar ndaj rrezikut .
Qeveria miratoi Dekretin me fuqi ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për arsimin fillor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Dekretit me fuqi ligjore për Ligjin për arsimin e mesëm, dhe Dekretin me fuqi ligjore për mësuesit dhe profesionistët bashkëpunëtorë në shkollat fillore dhe të mesme gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, i cili mundëson zgjatjen e punësimit të punonjësve administrativë, personave ndihmës-teknikë dhe bashkëpunëtorëve profesionistë, që kanë krijuar marrëdhënie pune në shkollat fillore ose të mesme deri në ditën e përcaktimit të ekzistencës së gjendjes së jashtëzakonshme, pa shpallje publike, për një periudhë të caktuar kohore në një vend pune i cili ka mbetur i zbrazët për shkak të pensionimit, sëmundjes, largimit, rastit të vdekjes etj .
Në mbledhje, Qeveria miratoi Dekretin me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligjit për Transport të substancave të rrezikshme në trafikun rrugor dhe hekurudhor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me qëllim që të shtyhej zbatimi i provimeve që janë nën kompetencën e Ministrisë dhe të zgjatet afati i vlefshmërisë së certifikatave të shoferëve që transportojnë mallra të rrezikshme.
Për të zgjatur vlefshmërinë e certifikatave të shoferëve që marrin pjesë në trafikun rrugor ndërkombëtar dhe për të shtyrë zbatimin e shpalljes publike për miratimin e orareve për linjat e reja, ose ndryshimin e orareve për linjat e aprovuara, në këtë mbledhje u miratua një Dekret me fuqi ligjore për plotësimin e Dekretit për zbatimin e Ligjit për Transport në Trafikun Rrugor , gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
Qeveria rishikoi dhe miratoi Informacionin në lidhje me nevojën e lëshimit të një letre pa kundërshtim (no objection letter) për Projektin E efikasitetit energjitik në sektorin publik dhe autorizoi zv/ kryeministren e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjëse për çështjet ekonomike dhe koordinimin e resorëve ekonomike, Mila Carovska, si përfaqësuese e caktuar për komunikim me Fondin e Gjelbër të Klimës – Focal Point, për të nënshkruar letrën pa kundërshtim ( no objection letter) për Projektin e efikasitetit energjitik në sektorin publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe, brenda një jave nga miratimi i këtij informacioni, ta dorëzoj atë në Bankën Botërore dhe Ministrinë e Financave.
Projekti synon të zvogëlojë konsumin e energjisë në sektorin publik dhe të mbështesë zhvillimin dhe zbatimin e një mekanizmi të qëndrueshëm për financimin e efikasitetit energjitik në sektorin publik. Projekti përfshin 3 përbërësit e mëposhtëm:
Shuma totale e projektit të zhvilluar nga Banka Botërore pritet të arrijë një vlerë prej 64 milion dollarësh (USD), nga i cili , përmes Fondit të Gjelbër të Klimës , pritet financimi i mundshëm prej 10 milion USD në formën e granteve. Projekti i propozuar , i cili duhet të sigurojë fonde shtesë në formën e një granti nga Fondi i Gjelbër i Klimës, do të jetë pjesë e Projektit për të ndihmuar në rritjen e kapitalit fillestar dhe aftësinë për krijimin e Fondit të efikasitetit energjitik të vendit.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , ka rishikuar dhe miratuar edhe Informacionin në lidhje me organizim e paligjshëm të lojërave të fatit nga organizatorët e huaj të lojërave të fatit on-line, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në mbledhje, Qeveria e angazhoi Ministrinë e Financave që të dorëzojë informata me propozim zgjidhje se si të parandalohet dalja e fondeve në bazë të pjesëmarrjes ilegale të qytetarëve të vendit në lojëra të huaja të fatit on-line, si të parandalohet hyrja e qytetarëve maqedonas në faqet e internetit të listuara, në të cilat organizohen lojërat e fatit nga subjekte juridikë që nuk kanë licencë adekuate në përputhje me Ligjin dhe si të monitorohen flukset hyrëse të parave të qytetarëve të fituar mbi këtë bazë.
Për shkak të situatës me COVID-19, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratoi ndryshimin e afatit për paraqitjen e dokumentacionit të tenderit për fazën e parë të procedurës për dhënien e kontratës për krijimin e partneritetit publik-privat për financimin, projektimin, ndërtimin, menaxhimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të shpërndarjes së gazit natyror në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me të cilin, afati për paraqitjen e aplikimeve për pjesëmarrje në Dialogun konkurrues, zgjatet deri në 10.08.2020.
