Botë

Vatikan, pas dy muajve rihapet bazilika e Shën Pjetrit

18.05.2020 11:36

Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan, e mbyllur që prej 10 marsit...

Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan, e mbyllur që prej 10 marsit, rihapi sot dyert nën masa të rrepta për të gjithë vizitorët, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.
 
Në praninë e shumë forcave policore që mbanin maska, një pjesë e vogël e vizitorëve, duke u radhitur në një distancë prej rreth 2 metrash nga njëri-tjetri, hynë në bazilikë, zemrën e Vatikanit, pas matjes së temperaturës dhe dezinfektimit të duarve. E mbyllur që prej 10 marsit, bazilika e njohur e Shën Pjetrit, zemra e Vatikanit, u dezinfektua në fund të javës dhe rihapi portat për vizitorët sot në mëngjes me masa dhe distancim të detyrueshëm.