Botë
Shqipëri, dy të infektuar dhe 12 të shëruar
18.05.2020 15:30
Situata epidemiologjike me Kovid-19 në Shqipëri vazhdon të paraqitet e qëndrueshme....

Brenda 24 orëve të fundit autoritetet shëndetësore njoftuan për vetëm dy të infektuar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Shqipëri është 948, prej tyre vetëm 190 janë raste aktive, ndërsa vetëm 15 janë në trajtim spitalor.
“Janë testuar 168 qytetarë në 24 orëshin e fundit, prej tyre 2 kanë rezultuar pozitiv për qarkun e Durrësit, të shëruar janë 12 qytetarë. Rastet e reja janë raste të kontakteve të konstatuara pozitiv dhe po vazhdon hetimi epidemiologjik.”,- tha dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.
Ministrja e shëndetësisë po ashtu ka bërë të ditur mbylljen e spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” i konsideruar si Spitali “COVID 2”, i cili ka trajtuar mbi 60 pacientë.
Kosovë, në QKUK 10 pacientë me Kovid-19
Ndërkohë, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 10 raste me Covid-19, ndërsa deri më tani janë konfirmuar gjithsej 985 raste të të infektuarve me virusin Korona, nga të cilët 736 janë shëruar.
GYLTENE SINANI
