Vjeshta vjen bashk me ndotjen
Edhe këtë vitë vjeshta nuk filloi më ndryshe se vitin e kaluar. Katër ditë me rradh Maqedonia është nën ndikimin e ndotjes. Të dhënat e fundit zyrtare jane tejet brengosese sa i për ket nivelit të ndotjesë së ajrit në disa qytete siç janë Shkupi Tetova, manasitiri dhe Kërçova të cilët tashmë e kanë kaluar vijen e kuqe! TVM-2 në terren......

Ministria e Ekologjisë paralajmëroi se një nënëtori do të jetë data nga e cila ky dikaster seriozisht do të fillojë të përballet me ndotësit e mëdhenjë në vend, duke i dënuar ata me gjoba dhe mbyllje të fabrikave në rast se nuk kanë instaluar filtra mbrojtëse në oxhaqet e tyre.
Por, një pjesë te madhe të ndotjes së së ajrit në Maqedoni,e shkaktojnë edhe qytetarët, me makinat e shumta që posedojnë, dhe lëndet djegëse të cilët përdorin për nxemjen gjat stinës së dimrit. Të anektuarit pajtohen para objektitvit të kamerës së TVM 2, se ajri i ndotur ka pasoja negative për shëndetin e tyre, por fajin gjinjë e shohin diku tjetër.
“Po normal që na pengon, gjendja e keqe ka shumë tym. Skemi çfarë të bëjmë ne,shteti e ka atë fajë....”
“Jam duke kollitur këto ditë sinqerisht duhet të ndryshohet diçka në aspekt të ndotjesë së ajrit...”
“Ka shumë makina në trafik, ajri është shumë i ndotur nga makinat.....” - thanë disa nga qytetarët e intervistuar.
Pasojat e ndotjës së ajrit pasqyrohen edhe në klinikën e Pulmologjisë në Shkup. TVM-2 vizitoi këtë klinike dhe vëretetoi se numri i vizitave mjekësore këtu, ditëve të fundit është rritur në 100. Të gjitha pacientet që vijn kryesisht ankohen nga djegja e syve dhe fytit dhe frymarrja e ngadalsuar, por më së shumti vuajnë pacientet më sëmundje kronike.
“Numri i pacienteve është rritur dukshëm në klinikën tonë.Kemi shumë paciente të cileve iu është përkeqësuar gjendja shëndëtësore për shkak të ndotjesë së ajrit, shumë vështrir shkonë kurimi i tyre, dhe pasi disa do ti kurojmë të njëjtet paciente përseri kthëhen në spital” – tha Deska Dimitrievska, Mjeke ne Klinikën e Pulmologjisë.
Mjekët e kësaj klinike u rekomandojnë qytetarëve të kenë shumë kujdes gjate këtij dimri. E vetmja mënyrë për të mbrojtur nga ndotja e ajrit thonë ata është qendrimi në ambiente të brendshme dhe marrja e rregullt e terapisë se duhur mjekësore nga të sëmurit. (Rexhep Qamili, TVM2)
