Strugë, një i vdekur dhe një rast i ri me Covid-19
Një person nga Struga ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19...

Një person nga Struga ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, me ç’rast ka çuar në 13 numrin e përgjithshëm të viktimave në këtë qytet.
Bëhet fjalë për një burrë 59 vjeçar, i cili është dërguar në klinikë më datën 16 maj. Ndërsa është regjistruar një rast i ri me këtë virus, që ka çuar në 70 numrin e përgjithshëm të të infektuarve që nga paraqitja e parë e virusit në Strugë.
Situata në qytet është pothuajse sikurse ditët e zakonshme të pranverës. Edhe pse me maska në fytyrë, u vërejtën grumbullime të mëdha të qytetarëve duke mos u respektuar edhe distanca e rekomanduar.
Autoritetet lokale bëjnë apel deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat, me qëllim që të kthehemi në jetën normale.
ILMIJE ZHAKU
