Botë

Shqipëri, protesta të Aleancës për Teatrin

18.05.2020 19:27

Protestuesit në Shqipëri u mblodhën pranë Ministrisë së Brendshme dhe përgjatë bulevardit...

Protestuesit në Shqipëri u mblodhën pranë Ministrisë së Brendshme dhe përgjatë bulevardit me pjesëmarrjen edhe të opozitës joparlamentare kundër prishjes së godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar.

Ndërsa një prej aktivistëve të teatrit, regjisori Edmond Budina mbante fjalën para protestuesve, pati momente tensioni.

Disa qytetarë i kanë kërkuar në kor kryedemokratit, Lulzim Basha, që të largohet duke e konsideruar si tradhtarë të kauzës.