Jankullovska: Përfaqësimi i shqiptarëve në Shkup u plotësua
Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, njoftoi se së shpjeti pritet të hapet konkurs për pranimin e policëve të rrinj......

Edhe pse akoma nuk dihet se sa polic të ri do të rekrutohen dhe sa prej tyre do të jenë shqiptar, Jankullovska paralajmeroi se do të fokusohen më tepër në përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në njësitet në Maqedoninë Lindore, sepse sipas saj në Shkup është arritur kuota e duhur e shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike
“Në disa prej njësive organizative të MPB-së, kapitulli i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat është përmbushur në tërësi. Tani jemi orientuar në ato njësi organizative, përkatësisht në ato sektorë ku ende nuk është plotësuar kuota, për shembull në sektorët në Shtip, Strumicë, ose sektorë të tjerë ku përfaqësimi ende nuk është në nivelin e duhur, do të vihet fokusi më shumë, ndërsa aty ku tashmë është arritur, sikur në territorin e Shkupit, mund të bëjmë një strategji tjetër” – tha Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Kjo u bë e ditur nga Ministrja Gordana Jankullovska, pas promovimit të projektit “Shkupi, qytet pa dhunë”. Sipas statistikave të MPB-së numri i incidenteve ku janë të përfshirë nxënësit shënon rënie me 31 për qind krahasuar me 9-mujorin e vitit 2013.
“Numri i konflikteve mes nxënësve, me karakter etnik, ka shënuar rënie në 9 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar” – tha Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Projekti “Shkupi, qytet pa dhunë”, do të realizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ndërmarrja Publike e Qarkullimit dhe Qyteti i Shkupit dhe në të do të përfshihen 6 shkolla të mesme të kryeqytetit. (Sanije Kasami, TVM2)
