Maqedoni
Parashikimi i motit
19.05.2020 09:01
Moti sot do të jetë me vranësira dhe i ngrohtë....

Moti sot do të jetë me vranësira dhe i ngrohtë. Nga pjesa juglindore do të fryj një erë e lehtë.
Në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 26 deri 31 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi jugor. Në orët e pasdites do të ketë kushte për jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të bubullimës. Temperatura minimale 16 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.
