Botë

Irak, sulm me raketë në Zonën e Gjelbër

19.05.2020 11:03

Në Bagdad, Irak, është kryer sulm me raketë në Zonën e Gjelbër...

Në Bagdad, Irak, është kryer sulm me raketë në Zonën e Gjelbër, në të cilën gjenden përfaqësi të shumta të misioneve të huaja dhe institucione shtetërore.
 
Rrjeti medial në Qeverinë irakiane njoftoi se raketa goditi një shtëpi të boshatisur në Zonën e Gjelbër.
 
Gjatë sulmit nuk ka të pësuar, ndërsa në murin e shtëpisë u shkaktua dëm i vogël material. Theksohet se raketa u lëshua nga Rruga Palestineze në lindje të Bagdadit. Është e njohur se në këtë zonë gjenden forca të afërta me Iranin./Top Channel