Ekonomi
Qendrat fotovoltaike, nënshkruhen kontratat me 23 investitorë
19.05.2020 11:59
Ministria e Ekonomisë i nënshkroi të gjitha konkratat me investitorët...

Ministria e Ekonomisë i nënshkroi të gjitha konkratat me investitorët, për ndërtimin e qendrave fotovoltaike në tokë private. 23 investitorë do të fillojnë ndërtimi i këtyre qendrave në 29 lokacione në 16 komunat të ndryshme.
“Nëse bëjmë një krahasim që në vitet e kaluara në vendin tonë nga ky burim i energjisë elektrike kishte të instaluara jo më shumë se 20 megavat. Vetëm një afatë prej 2 vitesh kemi hapur një cikël investimesh mbi 130 milion euro të cilët do të investohen nga sektori publik dhe privat por njëkohësisht do të kujdesemi edhe për mbrojtjen e ambientit jetësor si dhe për uljen e çmimit të energjisë elektrike.”- tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
Procedura e tenderimit për ndarjen e premieve është zhvilluar në procedurë e hapur dhe transparente, rikujtojnë nga Ministria e Ekonomisë. Investitorët do të kenë 3 vite afat për ndërtimin e këtyre qendrave, ndërsa pas lëshimit në përdorim të tyre do të nënshkruhen marrëveshje për përdorimin e premive në kohëzgjatje prej 15 viteteve. Në nivel vjetor shteti në varësi të sasisë së prodhuar të energjiës elektrike për tokën private do të paguajë premium prej rreth 420 mijë euro.
REXHEP QAMILI
