SÇE debat me OJQ-të rreth raportit të KE-së
Komunikim të vazhdueshëm, konsultim dhe përfshirje në krijimin e politikave.....

Këto janë kërkesat kryesore të sektorit civil, të cilat sot iu parashtruan gojarisht zëv/kryeministrit për cështje evropiane, Fatmir Besimi, gjatë diskutimit të Raportit të Progresit.
Sipas përfqësuesve të sektorit civil, në vend mungon vullneti politik për reforma të mirëfillta dhe zbatimin e ligjeve, ndërsa kontesti rreth emrit mbetet problem kyç.
Ata përshënetën nismën e sekretariatit për debat të hapur, pasi sic u tha, debati i mirëfilltë në media mungon, për shkak të kontrollit që ka pushteti mbi to dhe kjo shtë shënuar edhe në Raport.
“Është mirë që qeveria ka filluar procesin e debatit të hapur edhe me shoqërinë civile sepse, do të pajtohemi, nuk ka ndonjë debat në media. Sepse, është notuar se edhe mediat nuk janë të lira, kështuqë mendimi kritik lidhur me progres-raportin është vështirë që të ndëgjohet” – tha Luzim Haziri, ADI – Gostivar.
Bashkëpunimi me sektorin civil, reformat në gjyqësi dhe liria e mediave janë në agjendën e Qeverisë, thotë Besimi.
“Aktiviteti i sotëm me shoqërinë civile është me qëllim që të rrit koordinimin dhe të ndëgjojë zërin e shoqërisë civile dhe të kycen edhe në fazë të hershme të përgatitjes së planit aksionar të vitit që vijon në drejtim të definimit të Programit vjetor për harmonizim me të drejtën evropiane” – tha zv.kryeministri, Fatmir Besimi.
Besimi theksoi edhe një herë që me rëndësi është që rekomandimi për fillimin e bisedimeve mbetet për herë të gjashtë, i cili paraqet detyrim shtesë për vendin që të punojë drejt reformës apo agjendës evropiane.
Diskutimi me sektorin civil është në vazhdën e diskutimeve që SÇE ka hapur me grupe të ndryshme interesi, të përfshirë në Raportin e Progresit. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
