Botë
Shqipëri, vetëm një rast i ri pozitiv, asnjë viktimë
19.05.2020 12:48
Shkon në 949 numri i personave të prekur me virusin Korona në Shqipëri...

Shkon në 949 numri i personave të prekur me virusin Korona në Shqipëri, pasi në 24 orët e fundit ka rezultuar pozitiv vetëm një rast. Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se marrja në kohë e masave, respektimi i distancimit fizik, ruajtja e higjienes personale kanë rolin kryesor në shfaqjen e kësaj kurbe epidemike të butë.
"Gjatë 24 orëve të fundit kemi të konfirmuar vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë, nga 177 testime të kryera për të dyshuar të prekur me Covid19. Të shëruar janë 15 qytetarë. Në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive. Prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete."- tha Adela Vasili, nga Instituti i Shëndetit Publik.
