Botë

Kosovë, tre pacientë me Covid-19, në gjendje të rëndë

19.05.2020 13:02

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës...

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë hospitalizuar shtatë pacientë me COVID-19.
 
Prej tyre, tre janë në gjendje më të rënduar, ndërsa katër raste janë në gjendje stabile. Nga Klinika Infektive sot janë liruar  3 pacientë që janë në gjendje të mirë shëndetësore, por që do të vazhdojnë vetizolimin në shtëpi. Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 988 raste me koronavirus. Prej tyre, 754 janë shëruar dhe 29 kanë vdekur.