Botë
Bërnabiq: Nga 1 qershori, hyrja pa detyrim për test negativ
19.05.2020 13:28
Më 1 qershor, në Serbi hyn në fuqi regjimi i liberalizuar në vendkalimet...

Më 1 qershor, në Serbi hyn në fuqi regjimi i liberalizuar në vendkalimet kufitare me katër vende të rajonit, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinën, pa detyrim të qytetarëve të këtyre vendeve të kenë test negativ për Kovid-19, gjatë kalimit të kufirit.
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq sot deklaroi se për qytetarët e këtyre vendeve, nuk ka nevojë për këto teste, ato do të hyjnë në Serbi, si dhe para paraqitjes së Covid-19. Qytetarët serbë, ndërkohë,
mund të hyjnë dhe të largohen nga Serbia sa herë që dëshirojnë. Shtabi i krizës do të shqyrtojë sot edhe çështjen e hapjes së mundshme të vendkalimeve administrative mes Serbisë dhe Kosovës.
