Kulturë
ITKSH: Shteg deri te pllaka përkujtimore e Nënë Terezës
19.05.2020 14:31
Qyteti i Shkupit ka reflektuar dhe ndonëse bëhet fjalë për një pronë të privatizuar padrejtësisht....

Qyteti i Shkupit ka reflektuar dhe ndonëse bëhet fjalë për një pronë të privatizuar padrejtësisht, është arritur të gjendet një zgjidhje, duke mundësuar hapjen e një shtegu për të vendosur lule te pllaka përkujtimore e shtëpisë së Nënës Terezë, si dhe për përcaktimin e vijave të themeleve të shtëpisë Bojaxhiu. Kjo u njoftuan në pres konferencën e organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, bashkë me Institutin Nacional-Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës”, Universitetin “Nënë Tereza”, Shoqatën Qytetare “Shkupjania Nënë Tereza” dhe Shoqatën Humanitare “Nënë Tereza” – nga Struga.
"Ne e përshëndesim këtë vendim dhe shpresojmë që mos të ketë nevojë të shtrohet më kjo çështje... Ky bredh, që është në këtë park, në të vërtetë është bredhi që Nëna Terezë më 1980 – gjatë vizitës së saj në Shkup – e ka mbjellë me duart e saj, duke e shënuar pikën ku dikur ka qenë shtëpia e saj."- tha Skënder Asani, drejtori i ITKSH-së.
Hasani: Teksti i pllakës përkujtimore edhe në shqip
ITKSH do të kërkojë që institucionet të shpallin trashëgiminë shpirtërore e materiale në nënë Terezës si aset kombëtar nën mbrojtjen e shtetit. Po ashtu kërkojnë që pllaka të reflektojë identitetin e saj etnik dhe të respektohet ligji i gjuhëve.
"Do të përpilojmë një elaborat që do u dorëzohet institucioneve përkatëse të kulturës që kjo zonë të shpallet e mbrojtur dhe ajo të mos mund të rrezikohet më nga askush në të ardhmen…Derisa të gjithë jemi në favor të promovimit të personalitetit të figurës dhe veprës së Nënës Terezë, në frymë të dashurisë e mirëkuptimit që ajo e promovonte në botë, kërkojmë që edhe teksti i pllakës përkujtimore këtu ta reflektojë respektin tonë të ndërsjellë qytetar, si dhe përkufizimin ligjor për përdorimin e gjuhëve në Kryeqytetin tonë."- tha Asani.
Mbrojtja e figurës së nënë Terezës nuk kërkon protagonizëm shoqëror mbrojtja më e mirë që mund t’i bëhet është qasja konstruktive e të gjithëve tha Hasani.
