Nis dialogu MASH-SASHK
MASH dhe sindikata kanë filluar sot negociatat për shqyrtimin e kërkesave të arsimtarëve për pagat, dënimet dhe për provimin ekstern......

Ministri Abdilaqim Ademil ka deklaruar se MASH do të mbetet institucion i hapur për debat dhe dëshiron që t’i kyçur të gjitha palët e tanguara për temat që debatohet. Ai ka shtuar se perveç institucioneve kompetente për këtë proces, janë të ftuar, nxënësit e shkollave të mesme, mësuesit, profesorët, përfaqësuesit e komunave, përfaqësuesit e sindikatave dhe ekspertët.
“Me qëllim për të hapur debatë për të analizuar këtë proces për këto dy vite, anët pozitive të tij, por edhe për të debatuar për anët dhe defektet që eventualisht ishin paraqitur, me qëllim për ti eleminuar. Sigurisht se kyçja e gjithë palëve të tanguara në këtë proces, veçanërisht gjatë testimit ekstern dhe kyçja më serioze e tyre, do të kontribuojë që ky proces të jetë më objektiv dhe të jetë pozitiv dhe në radhë të parë të jetë në funksion të ngritjes së cilësisë së arsimit në RM”- tha ministri i arsimit dhe shkencës, Abdylaqim Ademi.
Kjo nuk është tërheqje e ministrisë prej procesit të deritanishëm, por organizohet me qëllim që të bëhet analizë më e thellë, veçanërisht me palët e tanguara thekson Ministri Ademi.
Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, kryetari Jakim Nedellkov deklaroi se sot është diskutuar vetëm për testimin ekstern, dhe se sindikata ka përsëritur vërejtjet e tyre për dënimet e arsimtarëve, që sipas tyre janë në kundërshtim me ligjin për marrëdhënie pune.
“Qëndrimi jonë është se patjetër duhet të bëhen ndryshime në Ligjin për shkollim fillor dhe të mesëm, ku testimi ekstern nuk do të jetë instrumenti i vetëm për vlerësimin e arsimtarëve. Edhe normat ligjore për dënime ndaj arsimtarëve duhet të korrigjohen pasi janë në kundërshtim me disa ligje të tjera që vlejnë për punëtorët” – tha kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.
Arsimtarët dhe nxënësit e kritikojnë masën e Ministrinë për tu vënë gjoba mësimdhënësve dhe kërkojnë zgjidhje tjetër rreth kësaj çështjeje. (Mefail Ismaili, TVM2)
