Kulturë
Mjetet për kulturë, Ismaili: Do të riorientohen, nuk shkurtohen
19.05.2020 16:42
Mjetet financiare të parashikuara nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut...

Mjetet financiare të parashikuara nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut për festivale të ndryshme, financimin e filmave dhe projekteve të tjera, nuk do te shkurtohen por do të riorentohen thotë ministri Hysni Ismaili në një intervistë ekskluzive për TVM 2.
"U përpoqëm që shumë aktivitete kulturore e institucione të mos preken nga këto masa. Ndërsa nga ana tjetër ato që janë më pak esenciale, ose më me rëndësi, në këtë aspekt mund të ketë shkurtime."- tha Hysni Ismaili, ministër i kulturës.
Edhe pse me kapacitete të zvogëluara, stafi i ministrisë ka punuar dhe punon në vazhdimësi në procesin e kontratave për realizimin e programit vjetor. Sipas një dinamike të caktuar, po financohen projekte që kanë mundësi të vazhdojnë punën edhe krahas krizës së virusit Korona.
"Dinamika vazhdon dhe nuk do të ketë ngecje në këtë aspekt. Edhe kur ka qënë fjala për shkurtimin fondeve të Ministrisë së Kulturës, unë kam thënë se kudo, në çdo send mund të shkurtohet, por vetëm tek program vjetor nuk do të ketë kompromis, nuk do të ketë shkurtime."- tha Hysni Ismaili.
Ndërsa përsa i përket aktiviteteve kulturore gjate verës në tërë vendin, e sidomos në zonat turistike pranë liqenit në Ohër dhe Strugë, ai u shpreh: "Mendoj se krejt gjërat do të vijnë në vend dhe ne me sukses do t’i realizojmë këto shfaqe, festivale, teatro e çfarëdo qoftë".
Kultura do te rikthehet si pjesë e përditshmërisë tonë, tha Ismaili, por data dhe afate është akoma herët të thuhen. Gjithshka varet nga vendimet që do të marrë komisioni I sëmundjeve ngjitëse dhe Ministria e Shëndetësisë në varësi të situates me Pandeminë.
MERITA ÇOÇOLI SALI
