Studentët e USHT-së në Shkup kundër kthimit në Tetovë

17.10.2014 17:27

Studentët e t USHT-së në drejtimet studimore të disperzuara në Shkup, protestuan para objektit të këtij universiteti në Shkup, pasi është paralajmërimi se disa grupe studimore do të mbyllen në të ardhmen e afërt dhe do të transferohen në Tetovë......

Nuk kemi mjete finaciare që të jetojmë apo udhëtojmë në Tetovë thonë studentët të cilët kërkojnë që studimet ti vijojnë në Shkup.

“Ti vazhdojmë studimet në Shkup gjë që është normale dhe e drejtë ka pese javë që jemi ankuar se pse nuk vazhdojmë studimet dhe përgjegjësit tallen me ne studentët” – tha njëri prej studentëve të USHT-së, Faton Curri.

Nëse kompetentët nuk kanë mundësi të zgjedhin këtë problem atëherë nuk kanë arsye të reagojnë kur ne si force studentore bllokojmë hyrjen.

“Oraret nuk i kanë të kompletuara nuk kanë fare orar edhe pse janë student me mesatre të lartë për atë arsye ata fillun të dezinformohen dhe vazhdimisht kemi qenë në kontakt por prej fillimit e kemi qartësu se a keni ju kompetenca per zgjidhjen e këtij problemi, ai ka thënë që nuk ka mundësi dhe ju kemi kundëpërgjigjur ather mos reagoni nëse ne e shprehim revoltën tone” – deklaroi Faton Curri .

Studentët thonë se do të vazhdojnë me protesta deri në realizimin e kërkesave të tyre. Ndërsa Prorektori për Arsim pranë USHT së Fehari Ramadani thotë se prononcim zyrtar për këtë cështje nga USHT dë të ketë ditën e hënë. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)