Ruzhin: Zgjedhje të shpejta konform masave

19.05.2020 18:01

Analisti politik, profesori universitar, Nano Ruzhin....

Analisti politik, profesori universitar, Nano Ruzhin konsideron se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen sa më shpejtë që të jetë e mundur, menjëherë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Vakumi institucional pa Kuvend funksional dhe me qeveri teknike nuk duhet të vazhdojë edhe pas përfundimit të geujndjes së jashtëzakonshme, konsideron Ruzhin.   

“Maqedonisë së Veriut i duhen zgjedhje dhe atë sa më shpejtë që të jetë e mundur pas pwrfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Zgjedhjet duhet të organizohen në kushte ideale, transparente, demokratike, me pjesëmarrjen e të gjitha faktorëve politik, të mos ketë bojkot dhe qytetarët të jenë në qendër të ngjarjes. Të furnizohen me maska, të respektohet distanca sociale dhe në një mënyrë të kulturuar të zgjedhim përbërjen e re të Kuvendit dhe Qeverinë e re.” – tha profesori universitar, Nano Ruzhin.

Sipas Ruzhin, kundërshtimi vetëm i VMRO DPMNE-së që zgjedhet të mos mbahen shpjetë ka motive politike dhe jo motive shëndetësore, siç pretendon. Konsideron se çdo opozitë që është e bindur në fitoren e zgedhjeve kërkon që ato të mbahen menjëherë.     

Selmani: Zgjedhje që të funksionojnë mirë institucionet

Ndërkaq porofesori universitar Bashkim Selmani konsideron se zgjedhjet mund të shtyheshin për më vonë nëse vendi kishte administratë profesionale dhe funksionale, por meqë kjo, sipas tij, nuk është rast në Maqedoninë e Veriut, zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejtë që të jetë e mundur.         

“Maqedonia, një ditë e parë të ketë zgjedhej aq më mirë do të funksionojnë institucionet për arsye se, fatkeqësisht, po të mos ishte neglizhenca e institucioneve që varet nga politika, sikur të kishim një administratë publike të pavarur atëherë nuk do të ishin urgjente zgjedhjet, mirëpo dihet se gjithçka është e paralizuar, prandaj zgjedhjet duhet të jenë në kohë më të përshpjetuar dhe me satandarte cilësore.” – deklaroi profesori universitar, Bashkim Selmani.

Të hënën, liderët e partive politike nuk arritën konsensus për datën e zgjedhjeve parlamentare. Përderisa partitë në pushtet janë dakord për mbajtjen e zgjedhjeve në fund të qershorit, VMRO DPMNE kërkon që zgjedhjet të mbahen në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit.

Koalicioni ASH-Alternativa, shohin si periudhë të përshtatshme edhe muajin korrik. (Shpëtim Nuredini, TVM2)