Donacion japonez për shkollën e Sllupçanit
17.10.2014 17:38
Shkolla fillore “ Faik Konica” nga fshati Sllupçan sot u pasurua edhe me tri mësonjtore të reja, si rezultat i një donacioni të Ambasadës së Japonisë në Vjenë, me të cilat dukshëm përmirësohen kushtet për mësim në aspektin hapsinor.....

Në përurimin e këtyre mësonjtoreve morrën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Likovës Sadulla Duraku, ministri i i MASH-it Abdylaqim Ademi, deputetë të zonës dhe mysafirë të tjerë si dhe sekretari i parë i ambasadës japoneze në Vjenë.
Donacioni japonez për ndërtimin e këtyre tri mësonjtoreve kap shumën prej 57.305 euro kurse Komuna e Likovës ka participuar me një shumë prej 5300 euro.
