Botë

Serbia dhe Greqia do t’i hapin kufinjtë në qershor

20.05.2020 10:46

Më 1 qershor, në Serbi hyn në fuqi regjimi i liberalizuar në vendkalimet kufitare...

Më 1 qershor, në Serbi hyn në fuqi regjimi i liberalizuar në vendkalimet kufitare me katër vende të rajonit, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën, pa detyrim të qytetarëve të këtyre vendeve të kenë test negativ për Kovid-19 gjatë kalimit të kufirit. Kryeministrja serbe deklaroi se për qytetarët e këtyre vendeve nuk ka nevojë për këto teste, ata do të hyjnë në Serbi si edhe para paraqitjes së Covid-19.
 
Në ndërkohë, Greqia pritet që më 15 qershor, të hapë kufijtë për turistët. Deklaratën e bëri vetë kryeministri grek, Kiryakos Mitsotakis, duke folur gjatë një samiti të përbashkët me vende të tjera të Ballkanit. Sipas Micotakisit, në fillim të muajit qershor do të hapen kufijtë për udhëtimet e bizneseve, punëtorët sezonal dhe për pjesëtarët e familjeve që banojnë në vende të tjera. Ndërsa për turistët, kufijtë do të hapen më 15 qershor.