Botë
Tiranë, rrënimi i teatrit dhe përplasjet politike, mbahet protesta e dytë kundër shembjes së teatrit
20.05.2020 11:41
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvillojë protestën e dytën pas shembjes së godinës....

Pas një dite “pauzë”, kjo në respekt të besimtarëve mysliman, pasi e marta përkonte me Natën e Kadrit, Aleanca do të zbresë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Ministrisë së Brendshme.
Ndërkohë që pavarësisht kërkesave të artistëve për të mos i politizuar protestat, PD dhe LSI kanë thënë se do t’i bashkëngjiten tubimit. Teatri Kombëtar në Shqipëri u shemb, ndërsa përplasjet politike për shembjen e tij nuk janë ndalur. Kryeministri, Edi Rama, akuzoi dje opozitën se është po aq primitive sa teatri i shembur.
PD kërkon zgjedhje përmes të cilave, siç thotë, do të shembë pushtetin aktual, i cili, ashtu si teatrin, e ka shkatërruar ekonominë dhe shëndetësinë. Presidenti, Ilir Meta, kërkoi hetim ndërkombëtar për shembjen e teatrit.
