Botë

"Niveli i ujit do arrijë deri 3 metra lartësi, largohuni!" Reshjet shpërthejnë digat në ShBA

20.05.2020 12:09

Reshjet e dendura që vazhdojnë prej ditësh në shtetin amerikan të Miçiganit...

Reshjet e dendura që vazhdojnë prej ditësh në shtetin amerikan të Miçiganit kanë shkaktuar një katastrofë natyrore me shpërthimin e dy digave, duke përmbytur qytezat qendrore të vendit.
 
Disa qyteza amerikane në shtetin e Miçiganit kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve.
 
Mijëra banorë në zonat qendrore të vendit u detyruan të evakuohen pasi dy lumenj lokalë u frynë nga reshjet duke tejmbushur rezervuarët e digave.
 
Me kalimin e pengesave dhe shpërthimin e digave, ujërat vërshuan drejt zonave të banuara drejt qytezës së Midlendit me 40 mijë banorë.
 
Guvernatorja e vendit paralajmëroi të martën se niveli ujit mund të arrijë deri 3 metra lartësi.
 
"Presim që lartësia e ujit të arrijë një nivel historik. Është e paimagjinueshme që po e përjetojmë këtë situatë në mesin e një pandemie globale, por të bëjmë më të mirën, të mbrojmë veten dhe ruani distancat nëse qëndroni te shtëpia e miqve apo të afërmve."
 
Prej fundjavës, në shtetin verior të Amerikës vijojnë të bien shira të dendur, të cilat kanë krijuar përmbytje edhe në qytetin e madh të Çikagos.
 
Ndërkohë dy digat që nuk funksionuan të martën ishin ndërtuar në vitet 1920.
 
Autoritetet i kishin revokuar licensën operatorit të njërit prej tyre për shkak të amortizimit, ndërsa të dyja veprat ishin në proces shitjeje./Ora News