Shënohen “Ditët e Noteriatit”
Noteriati në Maqedoni po përmbush obligimet e tij dhe është në përputhje me standardet ndërkombëtare......

Kështu është shprehur ministri i drejtsisë Adnan Jashari gjatë një akademie solemne kushtuar “ditëve të noteriatit” ku mori pjesë edhe Kryetari i unionit ndërkombëtarë të noterëve latin Daniel Senegor. Ky i fundit tha se ndonëse me vështirësi dhe me probleme në sistemin juridik por kjo fushë ka arritur të shënojë qëllime të vlefshme në Maqedoni.
“Për fat të mirë në R.M-ë notaria është duke funksionuar mbi bazat jo vetëm të korrnizës ligjore por edhe mbi bazat e standardeve më të avansuara ndërkombëtare në sferën e noterisë. Ne si ministri e drejtsisë jemi në fazën e fndit të përgaditjes së ndryshimev enë ligjin për noterë mbi bazën e së cilës do të bëjmë harmonizime të mëtutjeshme në drejtim të krijimit respektivisht zbatimit të standardeve edhe më të avansuara ndërkombëtare dhe në veçanti në shtetet që këtë sferë e kanë të zhvilluar siç është Gjermania dhe Franca”- tha Ministri i drejtësisë, Adnan Jashari.
“Noteriati në Maqedoni është i nevojshëm i cili gjithsesi ka vështirësi por po i a del të arrijë qëllime të vlevshme edhe atë në shërbim të kësaj fushë në këtë shtet” – tha Kryetari i unionit ndërkombëtarë të noterëve latin, Daniel Sengor.
Maqedonia që nga viti 1996 po zbaton ligjin për noteriat ndërsa i njejti ka pësuar disa herë plotsime dhe ndryshime duke e harmonizuar atë me standardet ndërkombëtare. Korrniza ligjore parashikon që në nivel republikan Maqedonia të numrojë 220 noterë ndërsa aktualisht veprojnë 184 prej tyre.
Sa i përket përfaqësimit të drejtë të bashkësive etnike në vend ministri i drejtsisë Adnan Jashari thotë se në emërimin e noterëve i është kushtuar kujdes i veçantë përfaqësimit të drejtë. Aktualisht përfaqsimi ishqiptarëve është 19% ndërsa pritet të rritet gjatë plotsimit të numrit të përgjithshëm të noterëve ne vend thotë Jashari. (Naim Ramadani, TVM2)
