Botë
Kovid-19, në Shqipëri 15 të infektuar, në Kosovë një
20.05.2020 16:42
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar 15 raste pozitiv me Covid-19....

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar 15 raste pozitiv me Covid-19. Gjendja në Spitalin Infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh, me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre që janë në terapi intensive. Deri më tani në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 964 të infektuar, prej të cilëve 79% janë të shëruar. Në Shqipëri aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës, Krujë dhe Shkodër.
Në Kosovë është konfirmuar vetëm një rast me virusin COVID-19 njoftojnë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Sipas Institutit, rasti pozitiv është rast kontakti nga komuna e Rahovecit, ndërsa janë shëruar 15 persona të tjerë.
