IS-i po trajnon pilot
17.10.2014 17:48
Observatori sirian i të drejtave të njeriut ka thënë se militantët e Shtetit Islamik janë duke trajnuar pilotë për të drejtuar aeroplanët e rrëmbyer luftarakë.......

Kreu i Observatorit, Rami Abdel Rahman, ka thënë se dëshmitarët kanë parë ngritje të aeroplanëve nga një bazë ajrore në Alepo të Sirisë – një zonë kjo e cila është nën kontrollin e militantëve të IS-it.
Rahman ka thënë se aeroplanët janë drejtuar nga pilotë të ushtrisë irakiane, të cilët kanë shërbyer nën Saddam Husseinin.Por Komanda Qendrore e SHBA-ve kanë thënë se nuk janë në dijeni për operacione të fluturimit nga militantët e Shtetit Islamik “në Siri apo diku tjetër”.
