Botë

Tiranë, vazhdojnë protestat kundër rrënimit të teatrit

20.05.2020 20:13

Ka nisur që prej më shumë se një ore protesta e dytë e Aleancës...

Ka nisur që prej më shumë se një ore protesta e dytë e Aleancës për mbrojtjen e artistëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile.
 
Ata janë mbledhur para ish-Teatrit Kombëtar dhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në shenjë ndaj shembjes së godinës historike të Teatrit.
 
Kjo protestë ka pasuar atë të paradites, ku për rreth 5 orë një grup aktivistësh të Lëvizjes Vetëvendosje me seli në Tiranë, kanë protestuar ndaj arrestimit të Bojken Abazit dhe aktivistëve të tjerë, të arrestuar gjatë protestave të fundit kundër shembjes së teatrit.
 
Me pankarta në duar ata kanë kërkuar lirimin e protestuesve duke theksuar se demokracia në Shqipëri është në rrezik.
 
Në përfundim të seancës gjyqësore është vendosur masë arrest shtëpie për dy persona si dhe janë liruar 6 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.
 
Ndërkohë, presidenti, Ilir Meta, ka thirrur për ditën e nesërme në një takim në Pallatin e Brigadave, PD-në dhe aleatët e saj.
 
LULJETA NDOKA