Botë
Shtetet arabe, orë policore për Fitër Bajram
21.05.2020 11:33
Qeveritë në Lindjen e afërt, si dhe në shumë shtete tjera muslimane kanë përforcuar...

Qeveritë në Lindjen e afërt, si dhe në shumë shtete tjera muslimane kanë përforcuar ndalesën për lëvizje të lire të qytetarëve në prag të festës së Fitër Bajramit, në përpjekje të parandalimit të përhapjes më të madhe të virusit korona.
Arabia Saudite ka paralajmëruar orë policore nga data 23 maji, deri më 27 maj, dia e fundit e festës së Bajramit. Myftiu i madh saudit, sheiku Abdulaziz al-Sheik, u ka bërë thirrje besimtarëve që lutjet të bëjnë nga shtëpitë e tyre në vend të xhamisë. Edhe Al-Azhar i Egjiptit, që konsiderohet si selia e mendimit islam, mban të njejtin qëndrim. Ligjeruesit e këtij universiteti bëjnë thirrje që lutjet dhe falja e Bajramit të bëhet nga shtëpia, sepse qëllimi I ligjit islam është ruajtja e jetëve të njerëzve dhe mbrojtja e tyre nga të gjitha rreziqet. Në Turqi presidenti Rexhep Taip Erdogan ka paralajmëruar se ora policore 4 ditore do të vlejë deri në ditën e fundit të festës së Bajramit.
