Botë

Covid-19, mbi 5 mln raste në botë, OBSH: 106 mijë raste brenda 24 orëve

21.05.2020 13:56

OBSH ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë i identifikuar 106 mijë raste të reja...

OBSH ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë i identifikuar 106 mijë raste të reja të të prekurve nga virusi korona, numri më i madh i shënuar brenda një dite që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë.
 
OBSH shpreh shqetësimin për rritjen e rasteve sidomos në vendet e varfëra, andaj nga atje thonë që deri në përballjen e fundit me pandeminë ka akoma shumë rrugë për të kaluar. Deri më tani, në mbarë botën janë konfirmuar 5 milionë  e  92 mijë e 34 raste të prekura nga virusi korona,  ndërsa 329 mijë e 768 persona  kanë humbur jetën. Në mesin e shteteve me numër rekord të të prekurve nga covid 19  janë  Shtetet e Bashkuara të Amerikës  me 1 milion e 551 mijë e 853, Rusia 308 mijë e 705 Brazili  291 mijë e  579 Anglia  249 mijë e 619, Spanjë 232 mijë e 555.
 
Një grup shkencëtarësh të pavarur, të cilët monitorojë në kohë reale pandeminë në Brazil, pretendojnë se rreth tre milion njerëz janë të infektuar. Sipas të dhënave të fundit numri i të shëruarve pas infektimit me Covid-19 në mbarë botën ka shkuar në mbi 2 milionë. Shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në SHBA (370 mijë e 812, Spanjë 196 mijë e 958 ,  Gjermani 158 mijë , Itali 132 mijë e 282 , Turqi  113 mijë e 987, Brazil (116 e 683, Iran 98 mijë e 808,  Rusi 85 mijë e 392,  Kinë  78 mijë e 244  dhe Francë  63 mijë e 354 raste të shëruara.