Ekonomi

Pako e re antikrizë për zhvillimin e ekonomisë, Angellovska: Kredi pa kamatë për kompanitë

21.05.2020 14:44

Me pakon e tretë të masave ekonomike synohet të shkohet në ndryshime strukturore në ekonomi....

Me pakon e tretë të masave ekonomike synohet të shkohet në ndryshime strukturore në ekonomi që duhet të sigurojnë rifillimin dhe zhvillimin e saj, thonë nga qeveria. Në këtë pako janë paraparë kredi pa kamatë për kompanitë përmes Bankës për Zhvillim prej 31 miolion euro me komponentë grant si dhe skemë e garancisë shtetërore, nëpërmjet të cilës shteti do të merr një pjesë të rrezikut, kurse kompanitë do ta kenë më të lehtë qasjen deri te kreditë, informon ministrja e financave Nina Angellovska. 
 
 “Plani është që këto garancione të mbulojnë rreth 50 deri 70% përmes lëshimit të garancisë shtetërore dhe me atë të marrin një pjesë të rrezikut. Me capital fillestar prej rreth 10 milion  euro shteti do të mund të grantoj mbi 65 milion euro mjete financiare të cilat do ti merte sektori privat.”- tha Nina Angellovska, ministre e financave.
 
Pako e re antikrizë për zhvillim ekonomik, Bekteshi: Mbështesim turizmin dhe hotelierinë
 
 
Fokus i veçantë do ti përkushtohet turizmit dhe hotelierisë si dy sektore më të goditura nga kjo krizë, tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Në kuadër të programit të ministrisë së ekonomisë janë paraparë 50 milion euro për turizmin dhe kompanitë mikro. 
 
 “Pakoja e tretë parasheh mbështetje prej plot 16 milion eurosh pr ndarjen e kuponëve për qytetarët të cilët do të shfrytëzojnë rastin të vizitojnë kapacitetet apo destinacionet vendore turistike prej 100 eurove ku është paraparë që pikërisht këto kuponë t ndahen për 100 mijë qytetarë të cilët janë të punësuar dhe i kanë të ardhurat mujore nën 15 mijë denarë.”- tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
 
Vlera e pakos së tretë të masave ekonomike është 355 milion euro dhe parashikohet që me te të përfshihen 730 mijë shfrytëzues. Kurse, shuma e përgjithshme e pakove arrin në 550 milion euro. 
 
ERSAN PAJAZITI